LDK-ja është e bashkuar dhe e gatshme për sfidat politike që e presin vendin, tha kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku në tubimin e kësaj partie në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në hapje zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, Abdixhiku kritikoi edhe qasjen e qeverisë aktuale ndaj qytetarëve, duke ironizuar me ndihmat financiare prej 100 eurosh të ndara nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
"A duhet të rrish këtu, apo do të ikësh nga këtu?". Dhe kjo është plagë, është plagë kombëtare sepse një vend nuk humbet vetëm kur është i varfër, një vend humbet kur zbehet besimi, kur njerëzit fillojnë mendojnë se asgjë nuk ndryshon më, kur shpresa zëvendësohet me cinizëm, kur propaganda bëhet më e fortë se puna, kur zhurma bëhet më e madhe se rezultati, kur përçarja shitet si patriotizëm e kriza si mjet i ekzistencës. Një vend humbet kur mësohet me pak, ne nuk duam të mësohemi me pak. Një vend humbet kur një popull krenar i kërkohet t'ju bindet, kur qytetarëve u kërkohet knaqësia me ndihma të përkohshme, një qind eurosh, në vend të mundësive të përhershme, kur ambicia për zhvillim zëvendësohet me menaxhim varfërie, kur frika nga rreziqet e brendshme bëhet mbyllje e vetë kohës. “, u shpreh Abdixhiku.
Ai po ashtu ironizoi edhe me deklaratat e mëhershme të Kurtit për flamurin e Kosovës.Në fjalimin e tij, Abdixhiku kritikoi qeverisjen aktuale, duke thënë se qytetarët meritojnë udhëheqës që i shërbejnë shtetit dhe jo pushtetit personal.
Ai tha se Kosova po përballet me zhgënjim dhe pasiguri, por shtoi se qytetarët nuk duhet të dorëzohen përballë situatës aktuale.
Ndër premtimet që bëri kandidati për kryeministër nga kjo parti politike ishin mbështetje për familjet përmes ndihmave mujore për fëmijët, rritjes së pensioneve dhe garantimit ligjor të tyre.
“Ne vijmë me programin e investimeve më të mëdha që ka parë ndonjëherë Republika e Kosovës. 5 miliardë euro investime kapitale në vetëm katër vjet në rrugë, hekurudha, në ujë e kanalizim, infrastrukturë moderne që lidh çdo anë të këtij vendi. Unaza e Prishtinës, autostrada për përfundimin e menjëhershëm të autostradës së Gjilanit e Ferizajit. Llapit, autostradën “Ibrahim Rugova” deri në Merdar. Do ta përfundojmë autostradën e Mitrovicës brenda 12 muajve të parë të qeverisjes. Mitrovicës e Gjakovës, magjistralet e shpejta do të jenë të asfaltuara pa asnjë vonesë. Do të investojmë po ashtu në Ferizaj me centralin e ri me gaz për atë gaz amerikan. Që do të sjellë investime mbi 1 miliard euro në burimet e energjisë që Kosova mos të jetojë më me krizë artificiale energjetike apo me varësi energjetike por me siguri energjetike. Dhe këtu më lejoni të zotohem edhe një herë se çmimet e rrymës nuk do të rriten në mandatin tonë as edhe një herë. Do ta ndrtojmë spitalin e ri të Kosovës sepse qytetarët tanë nuk duhet të presin me muaj për trajtim, as nuk duhet të kërkojnë shërim jashtë vendit. Do të investojmë mbi 1 miliard euro në arsim me mësim tërëditor sepse shteti i fortë fillon nga fëmija, fillon te dija, fillon te shkolla, çdo komunë e Kosovës do të bëjë mësimin tërëditor si prioritet kombëtar.,” premtoi Abdixhiku.
Abdixhiku premtoi 200 euro në muaj për fëmijët e posalindur, dyfishim të pensioneve dhe pagën 1000 euro për mësuesit.
“Dhe ne kemi vendosur të fillojmë aty ku dhemb më së shumti, tek familja kosovare sepse nuk ka republikë të fortë me familje të pasigurta, nuk ka ekonomi të zhvilluar kur cdoo ditë zgjohet me ankthin për muajin tjetër apo pret lëmoshë nga një politikan para zgjedhjeve. Nuk ka shpresë për të ardhmen kur nëna e re e ndjen se është vetëm, kur pensionisti ndjehet si barrë, kur fëmija rritet pa mbështetjen që i takon. Prandaj ne do të bëjmë shtetin krah të familjes. Me Ministrinë e Familjes, me 200 euro në muaj për cdo të posalindur përplot një vit, ky është zotimi ynë i parë në këtë fushatë”, tha Abdixhiku.
Ai premtoi shtesa për fëmijë për cdo muaj deri në moshën 16 vjecare dhe me dyfishim të pensioneve duke mos lënë kështu asnjë pension nën shumën 300 euro.
Më tej, kreu i kësaj partie theksoi se do të sjell investitorë për krijimin e më shumë vendeve të punës.
“Mësuesi i Kosovës do të ketë pagën 1000 euro në qeverisjen tonë, polici, ushtari, infermieri, zjarrfikësi do të kenë 900 euro në muaj, koeficienti 150 për mbi 80 mijë punëtorë publik mbetet punëtori ynë”, tha ai.