Gjykata Themelore në Mitrovicë ua caktoi paraburgimin 19 të pandehurve për organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 294 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, е do të zgjasë deri me datën 18.05.2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.