Abdixhiku nis mobilizimin për ringritjen e LDK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku nis mobilizimin për ringritjen e LDK-së
Abdixhiku1234
03/04/2026 - 11:11
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka nisur ciklin e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, me qëllim forcimin e unitetit dhe rikthimin te baza e partisë.

Sipas Abdixhikut, përbashkimi i madh rreth LDK-së kërkon rikthim te njerëzit që, siç u shpreh ai, nuk kërkojnë asgjë për vete përveç unitetit dhe ringritjes së subjektit politik.

Ai ka qëndruar në Viti, ku ka zhvilluar takime me mbështetës, duke theksuar se ka marrë mesazhe të qarta lidhur me shqetësimet, pritjet dhe kërkesën për bashkim.

“Kërkesa për unitet është e njëjtë kudo dhe më e fortë se kurrë”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se bashkimi nuk do të mbetet vetëm dëshirë, por do të realizohet si vullnet i anëtarësisë dhe si nevojë e kohës.

Kreu i LDK-së ka theksuar se ky proces përfaqëson rrugën përpara për partinë dhe një hap të domosdoshëm drejt ringritjes së saj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026