Abdixhiku mirëpret dekretin e Osmanit: I gatshëm për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku mirëpret dekretin e Osmanit: I gatshëm për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve
LumirAbdixhikuu
06/03/2026 - 09:43
Linku u kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur dekretin dhe siç ka thënë qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të parakohshme, të premten.  

Pas dështimit për të zgjedhur presidentin e ri, Abdixhiku tha se zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së.

“LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës... Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit”, shkroi ai në rrjetin social Facebook, transmeton KosovaPress.

Abdixhiku shtoi se janë të gatshëm të marrin pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

“Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026