Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, të shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme
1-First
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, të shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme
abdixhiku4
09/07/2026 - 19:57
Linku u kopjua

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se do të shkojë në takim me kryetarin e Lëvzijes Vetëvendoje për për krijimin e institucioneve.

Pas mbledhjes së Kryesisë  së kësaj partie, Abdixhiku tha se do të ftojë Partinë Demokratike te Kosoves dhe Aleancën për të kuptuar edhe pozicionet e tyre.

“Unë sot kam marrë një letër-ftesë për takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti, këtë herë do të takohemi dy me dy. Dhe do t'i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Besoj që kohën e takimit do ta aranzhojnë ekipet tona, por ky le të jetë një takim i parë dhe po ashtu do të provoj të takohem dhe me liderë të tjerë të partive politike, të PDK-së e AAK-së, për të parë dhe kuptuar edhe pozicionet e tyre. Në këtë fazë do ta bëj publike, për gjithë vendin, që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri më tani. Pra, nuk ka pasur komunikime paraprake, nuk ka pasur komunikime të tjera”, tha ai.

Kryetari i LDK-së tha se  nuk do të flasë për emra të përveçëm për kandidat për president, por do të dëgjojë edhe kryeministrin në detyrë për ofertat e tij.

Ai tha se duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Ne do të ulemi me parimet tona, në këtë fazë nuk do flasim për emra, do të dëgjojmë edhe palën tjetër. Të shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme. Do të ishte çmenduri politike në qoftë se Kosova edhe një herë shkon në zgjedhje. Nuk duhet të kontribuojmë në një gjendje të tillë. Po shkojmë me një vullnet të mirë. Edhe herën e kaluar arsyeja për shkuarjen në zgjedhje ka qenë apetiti i partisë së pare që të ketë të gjitha institucionet për vete”, tha ai.

Abdixhiku tha se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për thirrje për dorëheqjen e tij.

Sipas tij, një parti serioze nuk matet me dëshirat e një pakice.

“Në LDK nuk është deponuar asnjë nënshkrim deri më tani. Proceduralisht janë të lirë një e treta e delegatëve të Kuvendit kurdo që duan, sa herë që duan t'i deponojnë nënshkrimet për thirrje të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përmbajtësisht për ne dhe për Kryesinë e LDK-së zgjedhjet e rregullta të LDK-së mbahen në afatet e rregullta. Ato janë vitin e ardhshëm. Pra, nuk ka distancë të largët kohore dhe për më tepër, përmbajtësisht LDK-ja ka dalë prej një Kuvendi të 31 janarit. Dhe një parti serioze nuk matet me sa herë një pakice çfarëdo qoftë ajo dëshiron të mbajë kuvende, po se sa i respekton vendimet e veta”, tha ai.

Abdixhiku u zotua se do ta thërras kuvendin për zgjedhje brenda partisë nëse nënshkrimet deponohen në parti.  Por, sipas tij, persona të caktuar duhet të merren sa më pak me çështje që ndajnë LDK-në.

“Gjithsesi, zotohem dhe këtu para jush edhe para të gjithë të tjerëve, që sa herë që deponohet ndonjë nënshkrim çfarëdo qoftë ai, do ta thërras menjëherë sipas rregullave statutare dhe Kuvendin në fjalë. Dhe natyrisht vendimet e Kuvendit janë demokratike, as jemi të përhershëm, as qëndrojmë me forcë, janë vullnete të lira demokratike. I lirë ka qenë dhe vullneti i 31 janarit. Natyrisht, do të dëshiroja që LDK-ja të merrej sa më pak me çështje që e ndajnë LDK-në. Pra, nuk e dëshiroj ndarjen e LDK-së. Besoj që kur kemi pasur një Kuvend para disa kohe e tani po kemi nisma le të themi të njëanshme, nuk i bëjnë mirë LDK-së”, tha ai.

I pyetur nëse duhet të jep dorëheqje pas rezultatit zgjedhor ai tha se tha se   jo nuk e mendon dorëheqjen.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026