Tema për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit është bërë përsëri çështje diskutimi.
Derisa institucionet e Kosovës po kërkojnë që e njëjta të hapet, bashkësia ndërkombëtare po thotë se hapja e Urës së Ibrit duhet të jetë pjesë e dialogut.
Por, me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s, Kurti tha se "ura duhet të hapet".
"Ajo është në shërbim të të gjithëve dhe nuk është kundër askujt. Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikojnë paqen dhe sigurinë, përkundrazi", thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës të lëshuar pas takimit.
Ferati, thotë për KosovaPress se Ura e Ibrit dhe komplet situata në veri nuk është çështje vetëm e ligjshmërisë, por më tepër është problem politik sepse lidhet me kundërshtimin e një pjese të qytetarëve të asaj pjese.
“Kjo çështje duhet të jetë pjesë edhe e një pajtueshmërie edhe e një dialogu. Në rend të parë me bashkësinë ndërkombëtare dhe me misionet e vendosura EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare në tërësi në mënyrë që ajo të ushtrojë një presion në Beogradin. Pra, Ura e Ibrit për mendimin tim duhet të jetë pjesë e dialogut, ani pse është e drejtë e institucioneve të Republikës së Kosovës që të insistojnë në diçka të tillë”, është shprehur Ferati për KosovaPress.
Kurse, analisti politik Albinot Maloku deklaroi se çështja e Urës së Ibrit ishte çështje dhe pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë edhe vite më parë.
Dhe se e njëjta sipas Malokut, nuk është se është respektuar.
Bashkimi Evropian, ndërkohë, të enjten ka thënë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.
Kjo është kundërshtuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se "një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë".
Ura kryesore mbi lumin Ibër që nga viti 1999 e ndan Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim....
https://kosovapress.com/osmani-i-reagon-be-se-vuciq-ska-cka-pyetet-kur-hapen-urat-ne-kosove