Lituania këtë javë do të dërgojë 4500 dronë në Ukrainë
Bota
Lexohet për: 1 min.
droni
2 javë më parë
Linku u kopjua

Këtë javë, Lituania do t'i dorëzojë Ukrainës 4500 dronë me vlerë 5 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, Dovilė Šakalienė në platformën e mediave sociale X , transmeton Ukrinform.

“Jam krenare të ndaj që Lituania po dërgon 4,500 dronë me vlerë 5 milionë euro në Ukrainë këtë javë,” postoi ajo.

Ajo shtoi se gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lituaneze, u miratua një procedurë e re për transferimin e aseteve shtetërore, e cila do të përshpejtojë dërgimin e ndihmës në Ukrainë.

Siç raportoi Ukrinform, mijëra dronë që Lituania premtoi t'i dorëzonte Ukrainës deri në fund të vitit 2024 nuk janë dorëzuar ende. Ata qëndrojnë në magazinat e ushtrisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025