Paratë nuk vijnë gjithmonë menjëherë. Nga një rritje në rrogë, te kursimet apo suksesi financiar, gjithçka kërkon kohë, mendësi dhe mënyrën e duhur për ta parë veten dhe jetën.
Amanda Frances, e njohur si “Mbretëresha e parasë”, është autore dhe trajnere amerikane biznesi që flet për suksesin financiar, vetëbesimin dhe mënyrën si njerëzit e shohin paranë. Ajo u bë e famshme nga libri “Rich As F*ck” dhe programet motivuese për gratë që duan të ndërtojnë karrierë apo biznes.
Meditimi nuk shërben vetëm për qetësi emocionale. Sipas saj, ai ndihmon për të kuptuar më qartë çfarë kërkohet realisht nga jeta dhe ku duhet fokusuar energjia. Kur mendja qetësohet, bëhet më e lehtë të merren vendime të mira dhe të krijohet hapësirë për mundësi të reja.
Të shkruarit ndihmon për të kuptuar më mirë veten, frikërat dhe dëshirat. Mbajtja e një ditari krijon qartësi dhe ndihmon për të parë më konkretisht objektivat financiare. Gjithashtu, është një mënyrë e mirë për të reflektuar dhe për të kuptuar çfarë duhet ndryshuar.
Sipas saj, energjia negative dhe ankesat e vazhdueshme ndikojnë edhe në mënyrën si përjetohet suksesi. Mirënjohja për gjërat që ekzistojnë tashmë në jetë krijon një mendësi më pozitive dhe ndihmon për të parë mundësi të reja. Edhe kujdesi ndaj vetes konsiderohet pjesë e kësaj, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.