35 vjet burgim për katër të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve.

Sipas komunikatës së lëshuar nga gjykata i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.

“I mituri është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite”, thuhet në komunikatë derisa është bërë me dije se lidhur me të miturin e katërt është veçuar procedura nga gjykata.

I akuzuari E.R sipas komunikatës është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar,  ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

Ndërsa i mituri i tretë është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko - civil.

“Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave nën dyshimin për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024