Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në përvjetorin e 27-të të Masakrës së Dubravës tha se kjo masakrës është një ndër plagët më të rënda gjatë luftës në Kosovë.
Kurti tha se Dubrava ishte pjesë e mekanizmave dhe represionit shtetëror serb të përdorur kundër shqiptarëve të Kosovës, që gjatë luftës u shndërrua në poligon pushkatimi.
E pranishme në ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Dubravës ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila iu “përgjigj” Shkëlzen Gashit, duke thënë se kjo masakrës u krye nën administrimin e shtetit serb mbi njerëz të çarmatosur, të mbyllur dhe krejt të pambrojtur.
Më tej, ajo u shpreh se Dubrava nuk mjafton të përmendet vetëm si datë, por tha se duhet kujtuar si dëshmi për krimet monstruoze që Serbia i ka bërë në Kosovë.Hasani tha se si dëshmitar i kësaj masakre, ky përvjetor është më i rëndë, pikërisht pasi në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, gjatë marsit u shfaq ekspozita, që sipas tij, ishte si versioni i UDB-së para 27 viteve për Masakrën e Dubravës.
E i mbijetuari tjetër i kësaj masakre, Enver Dugolli, në fjalën e tij, tregonte se si të burgosurit këndonin këngë për ta mbajtur lartë moralin.