Opozita dhe monitoruesit e kuvendit e kanë kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, për paralajmërimin se do ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit, në fillim të gushtit.
Ata po kërkojnë që kjo mbledhje të mbahet me herët, pasi po vonohet pa nevojë dhe se nuk ka asnjë arsye që caktimi i saj të shtyhet më tej.
KosovaPress tento të marrë ndonjë koment nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse kjo parti pajtohet ose jo me shtyrjen e datës së seancës konstitutive në fillim të gushtit dhe nëse ky subjekt do të dërgoje ftesa për takime të reja me subjektet tjera politike. Deri në publikimin e këtij materiali, LVV nuk ka kthyer përgjigje.
Në bazë të Kushtetutës, presidentja e vendit është e obliguar ta thërrasë seancën konstituive të legjislaturës së njëmbëdhjetë brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, që u bë më 8 korrik, gjë që nënkupton se afati i fundit për mbajtjen e saj është 7 gushti.Ai thotë për KosovaPress se nuk ka pasur përpjekje serioze nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, për arritjen e një marrëveshjeje politike, duke shtuar se do të duhej të zhvilloheshin takime të vazhdueshme për krijimin e institucioneve.
Kritika për mos thirrjen e seancës konstituive ka edhe deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani. Ai deklaron për KosovaPress se nuk ekziston asnjë logjikë që data e saj të mos bëhet e ditur menjëherë, duke e cilësuar këtë si një veprim që krijon konfuzion dhe lë hapësirë për skenarë bllokues.
Hulumtuesi Melos Kolshi, thotë për KosovaPress se mos thirrja e seancës do të mund të arsyetohej vetëm në rast se do t’i shërbente arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet partive politike.
Më 10 korrik, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për formimin e institucioneve. Megjithatë, nuk u njoftua se ato rezultuan me ndonjë marrëveshje konkrete.
Ndërkohë, për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka pezulluar negociatat me LVV-në për formimin e institucioneve, deri në përfundimin e votëbesimit ndaj tij në kuvendin zgjedhor të LDK-së, data e të cilit nuk është caktuar ende.