U përkujtua masakra e 1 prillit 1999, në Lybeniq të Pejës, e kryer nga forcat serbe.
Presidentja Vjosa Osmani tha Lybeniqi mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, duke theksuar se drejtësia për viktimat është detyrim moral, njerëzor dhe shtetëror.
Por nuk ia arritën! Sot, familjarët e të vrarëve në Lybeniq, ndërmjet dhimbjes dhe krenarisë, kanë edhe amanetin për ta ruajtur shtetin e ndërtuar mbi sakrificë, siç e kemi edhe secili prej nesh. Lybeniqi mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e qëndrueshmërisë sonë dhe e çmimit të lirisë.
Drejtësia për viktimat është detyrim moral, njerëzor dhe shtetëror.Kurti: Serbia mohon të kaluarën e saj, është strehë e kriminelëve të luftës
Postimi:
Brenda pak çastesh, banorët u dëbuan nga shtëpitë e tyre, u mblodhën në mes të fshatit, pranë xhamisë. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u ndanë dhe u dëbuan, ndërsa 59 burrat u vranë me rafalë të pandalshëm armësh automatike.
Në Serbi, drejtësia për këtë krim është zvarritur dhe mjegulluar, një drejtësi e cunguar në një shtet gjenocidal.
Serbia, duke refuzuar të ballafaqohet me të kaluarën e saj, mbetet peng i saj, tokë e varrezave masive, e strehë e kriminelëve të luftës.
Ndërkohë, Republika e Kosovës po forcohet çdo ditë. Po rrisim kapacitetet mbrojtëse me ushtarë të rinj dhe një ushtri gjithnjë e më të përgatitur, po fuqizojmë Policinë dhe po avancojmë drejtësinë. Numri i hetimeve, aktakuzave dhe gjykimeve për krime lufte është në rritje, ndërsa dokumentimi i së vërtetës po bëhet nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Nga një vend i shkatërruar nga lufta, sot kemi një shtet që krijon mundësi dhe që u jep shpresë brezave të rinj. Kjo është dëshmia më e madhe se sakrifica e martirëve u shndërrua në liri, në zhvillim dhe në një të ardhme më të ndritur për të gjithë.