Kryetari i Istogut Ferati: Të hapet menjëherë “Vita”, të mos dëmtohen fermerët dhe punëtorët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryetari i Istogut Ferati: Të hapet menjëherë “Vita”, të mos dëmtohen fermerët dhe punëtorët
ilir-ferati
02/07/2026 - 21:51
Linku u kopjua

Kryetari i Istogut Ilir Ferati reagoi pas vendimit për mbylljen e Qumështores ‘Vita” në Istog, duke vlerësuar se ky vendim ka shkaktuar shqetësim të madh për shkak të pasojave të këtij veprimi te fermerët dhe punëtorët.

Postimi i plotë:

Një goditje e rëndë për ekonominë e komunës sonë

Sot, qumështorja Vita është mbyllur pas një aksioni të zhvilluar nga disa inspektorate.

Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të madh në Komunën e Istogut, duke prekur drejtpërdrejt fermerët vendorë, qindra punëtorë dhe gjithë zinxhirin e prodhimit të qumështit.

Vita është një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së qumështit në Kosovë dhe partneri kryesor i shumë fermerëve të komunës sonë. Çdo ndërprerje e funksionimit të saj sjell pasoja të menjëhershme ekonomike për familjet që jetojnë nga prodhimi dhe grumbullimi i qumështit.

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, shpreh shqetësimin e tij të thellë për mënyrën dhe pasojat e këtij veprimi, i cili ka krijuar pasiguri të madhe për fermerët dhe punëtorët e komunës sonë.

Po ashtu, Kryetari Ferati kërkon hapjen e menjëhershme të kësaj qumështoreje, në mënyrë që të mos dëmtohen fermerët, punëtorët dhe ekonomia lokale, ndërsa çdo çështje tjetër të trajtohet në rrugë institucionale dhe me transparencë të plotë.

Komuna e Istogut do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të fermerëve, punëtorëve dhe prodhimit vendor, si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës sonë.

Zyra për Informim dhe Komunikim


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026