“Investoni në paqe”, shefi i UNMIK-ut takohet me diplomatët në Kosovë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Investoni në paqe”, shefi i UNMIK-ut takohet me diplomatët në Kosovë
Shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due, u takua me përfaqësuesit e komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare në selinë e misionit.
Takimi u fokusua rreth temës së këtij viti: “Investoni në paqe”, në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve.
“UNMIK shpreh mirënjohjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për partneritetin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në avancimin e paqes, stabilitetit, ndërtimit të besimit dhe dialogut në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Deklarata e UNMIK-ut:
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, PSSP Peter Due priti përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare në selinë e UNMIK-ut.
Eventi ofroi një mundësi për të reflektuar mbi rolin jetësor të operacioneve të paqes nën temën e këtij viti “Investoni në Paqe”. Gjithashtu u dha një përmbledhje e punës dhe prioriteteve aktuale të UNMIK-ut, duke përfshirë iniciativat për ndërtimin e besimit dhe përpjekjet më të gjera të Ekipit të OKB-së në Kosovë.
UNMIK shpreh mirënjohjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për partneritetin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në avancimin e paqes, stabilitetit, ndërtimit të besimit dhe dialogut në Kosovë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.