217 filma nga 46 vende, Anibar shpall fituesit e këtij viti
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
217 filma nga 46 vende, Anibar shpall fituesit e këtij viti
749300542_1335319648789604_1312088761186457501_n
19/07/2026 - 14:06
Linku u kopjua

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka mbyllur me sukses edicionin e tij të 17-të në Pejë, pas një jave të mbushur me filma, diskutime, punëtori, ekspozita dhe aktivitete artistike që mblodhën regjisorë, animatorë dhe publik nga e gjithë bota.

Sipas organizatorëve, edicioni i këtij viti prezantoi 217 filma nga 46 vende, të ndarë në 11 kategori programore, përfshirë gjashtë kategori konkurruese, pesë jo-konkurruese dhe tre programe speciale.

Në Garën Ndërkombëtare, çmimi kryesor iu nda filmit "To the Woods", me regji të Agnes Patron, ndërsa Special Mention shkoi për "Klonter" të regjisorit Levi Stoops.

Në Garën e Studentëve, filmi "My Good Boy" nga Sara Priorelli u shpall fitues, ndërsa vendi i dytë iu dha "Children of the Black Sea" të Mihaela Mîndru.

Çmimin e Garës Ballkanike e fitoi "Paradaïz" nga Matea Radi, ndërsa në Garën e Video-Animacioneve Muzikore triumfoi "Jay & Bee" nga David Kellner.

Në kategorinë Best Human Rights Animation, fitues u shpall filmi "At Night" nga Pooya Afzali, ndërsa Special Mention iu nda "That Night" nga Hoda Sobhani.

Në Garën e të Rinjve, çmimi kryesor shkoi për "The Great Dreamscape" të Rémi Durin, ndërsa vendi i dytë iu dha "Into the Forest" nga Antonin Niclass.

Në kuadër të platformës Pitch It!, vendi i parë u fitua nga projekti "Crow Funeral" i Durim Klaiqit, i ndjekur nga "Through the Cracks" i Jeta Sokolit dhe "Gjith Ktu" i Hana Kasemit.

Ndërkohë, Çmimi i Publikut (Audience Award) iu dha filmit "Wish You Were Ear" të Mirjana Balogh.

Organizatorët vlerësuan se edicioni i 17-të konfirmoi edhe një herë rolin e Anibar-it si një nga festivalet më të rëndësishme të animacionit në rajon, duke promovuar dialogun kulturor, kreativitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026