2025 me më shumë reshje se 2024, publikohen të dhënat për ujërat në Kosovë
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
2025 me më shumë reshje se 2024, publikohen të dhënat për ujërat në Kosovë
13/03/2026 - 17:30
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Statistikave të Ujërave (ASU) për vitin 2025, të cilat tregojnë rritje të numrit të ditëve me reshje dhe një shtim të lehtë të furnizimit me ujë të pijshëm për ekonomitë familjare.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë vitit 2025 në Prishtinë janë regjistruar 126 ditë me reshje, që paraqet një rritje prej 14.5 për qind krahasuar me vitin 2024, kur ishin shënuar 110 ditë me reshje.

Sa i përket temperaturave, temperatura mesatare maksimale mujore në vitin 2025 është regjistruar në muajin gusht me 40.2°C, ndërsa temperatura mesatare minimale është shënuar në muajin shkurt me -12.7°C.

Ndërkohë, temperatura mesatare maksimale vjetore për vitin 2025 ka qenë 26.3°C, kurse temperatura mesatare minimale vjetore ka arritur në -1.5°C.

Raporti i ASK-së tregon gjithashtu një rritje të furnizimit me ujë të pijshëm për ekonomitë familjare. Gjatë vitit 2025, sasia e ujit të pijshëm ka arritur në 70.2 milionë metra kub në vit, që është 2.3 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024, kur furnizimi ishte 68.6 milionë metra kub.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026