Sot premiera botërore e filmit "DUA" në Semaine de la Critique të Festivalit të Cannes
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sot premiera botërore e filmit "DUA" në Semaine de la Critique të Festivalit të Cannes
dua filmi
13/05/2026 - 12:26
Linku u kopjua

Filmi me metrazh të gjatë “DUA”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, sot ka premierën botërore në SEMAINE DE LA CRITIQUE në Cannes.

Filmi është përzgjedhur në mesin e vetëm 7 filmave të gjatë të edicionit të sivjetmë të këtij programi prestigjioz.

Kjo është hera e parë që një film i Kosovës përzgjedhet në SEMAINE DE LA CRITIQUE, një nga seksionet më prestigjioze dhe më kompetitive të festivalit, ku “DUA” do të garojë për katër çmime kryesore në kategorinë e filmave të gjatë.

Një dramë “coming of age”, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, filmi ndjek historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike, rolin e së cilës e luan Piena Matoshi, vajza e aktores së njohur kosovare, Adriana Matoshi.

Producentë janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë).

Filmi mbështetet nga Centre National du Cinéma et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF - Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026