16 shkurti shpallet si dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

16 shkurti është shpallur dita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësorë. Kështu është bërë e ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK).

“Odat e Profesionistëve Shëndetësor në mbështetje të nenit 10, paragrafin 1 me nënparagrafin 1.18 të Ligjit nr. 04L/150 për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, të përfaqësuar nga kryetarët e OPSH-ëve sot nxjerrin vendimin: Data 16 shkurt shpallet si dita Përkujtimore e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës.  OPSH-të këtë datë të çdo viti kalendarik, do ta shënojnë përmes aktiviteteve të ndryshme shkencore dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e OMK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024