12 pushues nga Kosova u helmuan në Shëngjin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

12 pushues në një hotel në Shëngjin kanë përfunduar në spital pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas të dhënave nga spitali, pushuesit që janë paraqitur kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas AKU në Lezhë, nuk bëhet fjalë për helmim nga ushqimet, por për një problem me preparatin e përdorur për dezinfektimin nga mushkonjat, pasi dyshohet se ka qenë i fortë, por ndërkohë mund të ketë ndikuar edhe mungesa e energjisë elektrike (ka munguar energjia  prej orës 4-6:30 të mëngjesit) dhe temperaturat e larta që ndikimi të jetë më i madh.

Ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në një hotel në qendër të Shëngjinit, shkruan Tch. Aktualisht po kryhen verifikimet për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

https://kosovapress.com/admin/sezoni-turistik-ne-shengjin-pergatitjet-mes-kerkesave-per-punetore/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024