11 fëmijë humbin jetën, 19 lëndohen nga zjarri në një jetimore në Algjeri
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
11 fëmijë humbin jetën, 19 lëndohen nga zjarri në një jetimore në Algjeri
algjeri zjarri
16/07/2026 - 17:52
Linku u kopjua

Një zjarr që përfshiu një jetimore pranë kryeqytetit të Algjerisë ka shkaktuar vdekjen e 11 fëmijëve dhe ka lënduar 19 të tjerë në orët e hershme të së enjtes, njoftuan autoritetet.

Agjencia e Mbrojtjes Civile e këtij shteti bëri të ditur se flakët shpërthyen rreth orës 3 e 30 minuta, në një institucion dykatësh për përkujdesje të fëmijëve në Mohammedia, në periferi lindore të kryeqytetit Algjer, raporton AP, përcjellë KosovaPress.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur moshën e viktimave ndërsa që nuk raportohet se në mesin e të vdekurve ose të plagosurve ka edhe të rritur.

Pesë fëmijë me aftësi të kufizuara në lëvizje, u evakuuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa disa nga të lënduarit u dërguan në një spital të specializuar për trajtimin e djegieve, tha nënkoloneli Nassim Bernaoui, shef i komunikimit në Mbrojtjen Civile.

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, shprehu ngushëllimet e tij nga Berlini, ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Ngjarja e hidhur ndodhi në Ditën Kombëtare të Fëmijëve në Algjeri, në një kohë kur vendi po përballet me një valë të fortë të nxehti, e cila, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ka shkaktuar gati 1.000 zjarre gjatë javës së fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026