Një muaj pas fillimit të luftës me Iranin , Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e gjejnë veten duke u përballur me një kundërshtar që lufton më shumë si një kryengritje sesa si një komb — duke përdorur burime gjithnjë e më të kufizuara për të shkaktuar dhimbje maksimale .
Pavarësisht se goditet çdo ditë nga sulmet ajrore nga dy prej ushtrive më të sofistikuara në botë, Irani ka treguar se ende mund t’i mundojë fqinjët e tij arabë të Gjirit dhe Izraelin me raketa dhe dronë, si dhe të mbajë nën kontroll ekonominë botërore, kryesisht përmes kërcënimeve, shkruan analisti Jon Gambrell, transmeton AP.
Ndërkohë, ekonomia e Iranit, e cila prej kohësh është shkëputur nga tregjet globale për shkak të sanksioneve, është gjerësisht e izoluar nga dhimbjet që po u shkakton tani të tjerëve .
Bllokimi i ngushticës po shkakton rritjen marramendëse të çmimeve të naftës, rënien e tregjeve të aksioneve dhe rritjen e kostos së shumë mallrave bazë, duke ushtruar presion mbi Presidentin e SHBA-së Donald Trump, gjë që mund ta çojë atë drejt përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.“Republika Islamike e kupton se nuk mund t’i mposhtë ushtarakisht Shtetet e Bashkuara”, shkroi Shukriya Bradost, një analist i sigurisë në Lindjen e Mesme. “Në vend të kësaj, objektivi i saj është edhe më i thjeshtë edhe më strategjik: Të mbijetojë luftën mjaftueshëm gjatë për të pretenduar fitoren.”
Ngushtica e Hormuzit është një sfidë e madhe për SHBA-në
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore ndaj Iranit në orët e para të mëngjesit tw ditws së shtunë, mw 28 shkurt 2026.
Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra, drejtoi Iranin për dekada. Mbështetësit e tij e shihnin si një udhëheqës të devotshëm dhe të mençur, kritikët e tij si një autoritar të pakompromis që e zhyti Republikën Islamike drejt izolimit të thellë ndërkombëtar. Vitet e tij të fundit si udhëheqës suprem u njollosën nga protesta masive dhe nga një shtypje brutale që la mijëra demonstrues të vdekur.