Papa u drejtohet myslimanëve: Le ta dënojmë së bashku shfrytëzimin e Zotit
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Papa u drejtohet myslimanëve: Le ta dënojmë së bashku shfrytëzimin e Zotit
PAPA
10/05/2026 - 10:49
Linku u kopjua

Papa Leo ka bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim ndërfetar, duke kërkuar dënimin e çdo forme të shfrytëzimit të emrit të Zotit për qëllime politike, ekonomike apo ushtarake.

Deklarata e tij u bë gjatë pritjes së një delegacioni të krerëve të bashkësisë myslimane të Senegalit, ku ai theksoi rëndësinë e vëllazërisë dhe përgjegjësisë së përbashkët në mbrojtje të paqes dhe dinjitetit njerëzor.

“Mbi themelet e vëllazërisë, në origjinën e njerëzimit dhe në besim, ne së bashku marrim përsipër përgjegjësinë tonë të përbashkët: të dënojmë çdo formë diskriminimi dhe persekutimi të bazuar në racë, fe ose origjinë; të hedhim poshtë çdo shfrytëzim të emrit të Zotit për qëllime ushtarake, ekonomike ose politike”, deklaroi Papa Leo.

Ai ngriti shqetësimin edhe për situatën në Afrikë, duke thënë se konfliktet e armatosura vazhdojnë të shkaktojnë pasoja të rënda në kontinent.

“Për fat të keq, konfliktet e armatosura vazhdojnë në kontinentin afrikan, ndërsa kësaj i shtohen edhe fjalimet e urrejtjes që helmojnë strukturën shoqërore”, tha ai.

Papa Leo theksoi se bota sot ka nevojë për diplomaci dhe dialog fetar të bazuar në paqe, drejtësi dhe të vërtetë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026