​Yamal me dy fjalë paralajmëron Belgjikën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Yamal me dy fjalë paralajmëron Belgjikën
Yamall
10/07/2026 - 09:41
Linku u kopjua

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka dërguar një mesazh të qartë para çerekfinales së Kupës së Botës 2026 kundër Belgjikës, duke deklaruar se paraqitjet e tij më të mira vijnë pikërisht në ndeshjet vendimtare.

Sulmuesi 19-vjeçar u shpreh i bindur se nuk e shqetëson fakti që nuk ka qenë lojtari më i spikatur gjatë fazës së grupeve, pasi beson se momenti i tij vjen në fazat eliminatore të turneut.

"Sa më shumë i afrohemi ndeshjeve të mëdha, gjysmëfinaleve apo finales, aq më mirë luaj. Nuk kam qenë kurrë lojtari më i mirë gjatë fazës së grupeve, por kjo nuk më shqetëson", deklaroi Yamal.

Futbollisti i Spanjës shtoi se është i bindur se do të ketë rastin ta dëshmojë veten në përballjen ndaj Belgjikës.

"E di se do ta kem mundësinë ta provoj këtë dhe shpresoj që ndeshja kundër Belgjikës të jetë një paraqitje e madhe për të gjithë ekipin", theksoi ai.

Spanja dhe Belgjika do të përballen sonte nga ora 21:00 për një vend në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, ku fituesi do të ndeshet me Francën, e cila mbrëmë eliminoi Marokun me rezultat 2:0.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026