​Volejboll/ Gjyqtari kosovar Burim Zymeri në mesin e tetë arbitrave të Evropianit U18
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Volejboll/ Gjyqtari kosovar Burim Zymeri në mesin e tetë arbitrave të Evropianit U18
Burim Zymeri
09/07/2026 - 12:46
Linku u kopjua

Burim Zymeri vazhdon ta përfaqësojë Kosovën në skenën ndërkombëtare të volejbollit, duke ndarë drejtësinë në ndeshjet e Kampionatit Evropian CEV U18, i cili po zhvillohet në Shiauliai të Lituanisë dhe Riga të Letonisë.

Përzgjedhja e gjyqtarit ndërkombëtar kosovar në mesin e vetëm tetë arbitrave të caktuar për këtë kampionat paraqet një tjetër dëshmi të besimit që Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) vazhdon t’u japë zyrtarëve të volejbollit nga Kosova.

Gjatë ditëve të para të kampionatit, Zymeri ka drejtuar ndeshje të rëndësishme të fazës së grupeve, duke marrë vlerësime të larta nga Komisioni i Arbitrimit i CEV-it për profesionalizmin, saktësinë në vendimmarrje dhe performancën e tij.

Angazhimi në një nga garat më prestigjioze të kategorive të reja në Evropë konsiderohet një tjetër sukses për gjyqtarinë kosovare, duke konfirmuar nivelin e lartë të përgatitjes së arbitrave të Federatës së Volejbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka uruar Burim Zymerin për paraqitjet e deritanishme dhe i ka dëshiruar suksese të mëtejshme në Kampionatin Evropian CEV U18, me besimin se ai do të vazhdojë ta përfaqësojë me dinjitet Kosovën dhe volejbollin kosovar në arenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026