​Volejboll/ dardanët U18 zhvillojnë sot sfidën e dytë në Kampionatin Ballkanik
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Volejboll/ dardanët U18 zhvillojnë sot sfidën e dytë në Kampionatin Ballkanik
volejboll u18
26/06/2026 - 09:00
Linku u kopjua

Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll pas ndeshjes hapëse, rikthehet sot në parket për sfidën e dytë në Kampionatin Ballkanik.

“Dardanet” do të përballen me një nga ekipet më të fortë të turneut, Turqia U18.

Ndërkohë, Kosova e ka nisur me humbje paraqitjen në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Podgoricë. Në ndeshjen hapëse të turneut, u mposht nga Rumania me rezultat 0-3.

Megjithatë, djemtë e kombëtares janë të vendosur të japin maksimumin dhe të luftojnë për çdo pikë, duke synuar një paraqitje sa më të mirë në vazhdim të kampionatit.

Përballja do të zhvillohet sot, kur nga ora 12:00 Kosova do të përballet me Turqinë, në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik U18.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026