Vlora Çitaku: Jam fanse e zjarrtë e Messit por dua të fitojë Anglia
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vlora Çitaku: Jam fanse e zjarrtë e Messit por dua të fitojë Anglia
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka zbuluar se është një fanse e madhe e Lionel Messit, por për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Anglisë do të bëjë tifo për “Tre Luanët”, me dëshirën që trofeu të rikthehet në vendin ku lindi futbolli.
Çitaku tha se, ndonëse e admiron Messin, fakti që kapiteni argjentinas tashmë e ka fituar Kupën e Botës e bën të shpresojë që këtë herë trofeu të përfundojë në duart e Anglisë.
“Unë jam fanse e zjarrtë e Messit, por meqë Messi tashmë e ka fituar Kupën e Botës, unë do të doja që kupa të kthehet në shtëpi, të kthehet në Angli dhe uroj që Anglia ta fitojë jo vetëm ndeshjen por edhe kampionatin”, tha Çitaku.
Në të njëjtën intervistë, ajo u ndal edhe te Kombëtarja e Kosovës, duke vlerësuar futbollistët kryesorë të “Dardanëve”. Çitaku tha se e ka të pamundur të veçojë vetëm një emër, pasi sipas saj, Kosova ka shumë lojtarë cilësorë.
“I dua shumë, janë shumë të mirë. Unë e dua shumë Vojvodën, e dua shumë Muriqin, Zhegrovën dhe krejt sepse shumë janë të mirë. Nuk mund ta them vetëm një, ka shumë të mirë”, theksoi Çitaku.
Deklaratat e saj vijnë në prag të gjysmëfinales së madhe të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës, një përballje që do të përcaktojë skuadrën e dytë finaliste të turneut.
KosovaPress