​Vjedhje në Ferizaj dhe Kaçanik, hajnat godasin stacionin e trenit dhe një xhami
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Vjedhje në Ferizaj dhe Kaçanik, hajnat godasin stacionin e trenit dhe një xhami
policia veturat laura
11/07/2026 - 10:04
Linku u kopjua

Policia e Kosovës po heton dy raste të vjedhjes të raportuara në rajonin e Ferizajt dhe Kaçanikut.

Sipas raportit policor, në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në ish-stacionin e trenit të INFRA-KOS, nga ku kanë vjedhur materiale elektrike dhe elektronike, rreth 200 litra derivate të naftës si dhe 30 bateri. Sipas ankuesit, dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Në një rast tjetër, në rrugën "Ismail Raka" në Kaçanik, imami i një xhamie ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën e objektit fetar.

Policia e Kosovës ka iniciuar hetime për të dy rastet dhe po punon për identifikimin e autorëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026