Vazhdon sot dita e dytë e Kampionatit të Kosovës në Beach Volley U18
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vazhdon sot dita e dytë e Kampionatit të Kosovës në Beach Volley U18
Dita dytë e Kampionatit të Kosovës në Beach Volley U18, i cili po zhvillohet në fushat e Beach Volley pranë Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, po vazhdon edhe sot me emocione dhe rivalitet të madh.
Pas përfundimit të garave në konkurrencën e vajzave, sot vëmendja është përqendruar te djemtë, të cilët po garojnë për titullin e kampionit të Kosovës në kategorinë U18.
Pas procesit të verifikimit të ekipeve, takimit informativ dhe tërheqjes së shortit, ndeshjet kanë nisur me intensitet të lartë, duke sjellë përballje interesante dhe nivel të mirë të lojës.
Organizatorët kanë bërë të ditur se gjatë ditës do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e parapara, ndërsa në përfundim të garave do të shpallen kampionët e Kosovës në Beach Volley U18 në konkurrencën e djemve.
Ky aktivitet po shërben si një mundësi e mirë për promovimin e talenteve të reja të volejbollit kosovar, duke kontribuar në zhvillimin e këtij sporti dhe duke ofruar një atmosferë sportive e konkurruese për pjesëmarrësit dhe dashamirët e beach volley-t.
KosovaPress