Tuchel po shqyrton rolin e ri për Bellingham në Botëror
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tuchel po shqyrton rolin e ri për Bellingham në Botëror
Thomas Tuchel po e shqyrton mundësinë e aktivizimit të Jude Bellinghamit si qendërsulmues në Kupën e Botës, pasi e provoi këtë veprim në fitoren miqësore ndaj Kosta Rikës në Orlando.
Trajneri i Anglisë, Tuchel, ka muaj që po lufton me idetë se si ta zëvendësojë kapitenin Harry Kane dhe beson se një ndryshim roli për Bellingham do të jetë zgjedhja.
Ndërkohë, kur e nxori Kane jashtë loje pas një ore të fitores 3-0 të ekipit të tij kundër Kosta Rikës në Florida, Tuchel zgjodhi të mos dërgonte një sulmues si Ollie Watkins ose Ivan Toney, por e shtyu Bellingham në pozicionin e numrit nëntë.
I pyetur nëse do ta bënte të njëjtën gjë sapo të fillonte Kupa e Botës, Tuchel theksoi se Jude mund të luajë në një rol të lirë.
“Ndoshta do ta shohim në turne. Është e lehtë. Jude mund të luajë si numri nëntë pothuajse si në një rol të lirë. Ai mund të bjerë në mesfushë, të fillojë më shumë driblime. Harry pastaj fillon më shumë asistime”, ka thënë Tuchel.
Para ndeshjes hapëse të Grupit L javën e ardhshme kundër Kroacisë në Dallas, Tuchel duhet të vendosë nëse Bellingham apo Margon Rogers i Aston Villa do të zërë vendin e numrit dhjetë pas Kane.
KosovaPress