Trendi “AI Crying Food”, ku krijohen video të ushqimeve që duken “të gjalla” dhe shprehin emocione njerëzore, kryesisht duke qarë, bërtitur ose duke u shfaqur të frikësuara, po bëhet gjithnjë e më viral në rrjetet sociale.
Për këto video të gjeneruara me inteligjencë artificiale, psikologia për fëmijë, Kristina Halilaj, thotë se ndikimi i tyre në psikologjinë e fëmijëve mund të jetë shumë i madh.
“Më mirë me thanë katër deri në shtatë vjet, këto informacione ndikojnë në ankth të braktisjes ose ankthi i ndarjes te fëmija. Marrë parasysh dredhzën kur e sheh edhe e sheh duke bërtitur dhe qajtur, momentin që ndahet prej dredhzës tjetër, ai e merr si ndjenjë edhe mundet të filloj të ketë fobi në të ushqyerin e dredhzës, domethënë për me hangër dredhzën, sepse ai mendon që ajo po ndjen, ajo ka sy dhe po e din çka po ndodh…… Antropomorfizmi i dhunshëm, duke iu dhënë shpirt objekteve që janë pa shpirt dhe pa ndjenja, duke ju dhënë emocione të forta, fëmija përjeton si shok, edhe pse fillimisht duken si filma të animuar. Fëmija thjesht e kalon automatikisht një shok emocional dhe e lë fëmijën me ankth se çka ka ndodhë me dredhzën, me patatën ose kur e sheh shpagetin duke u zi, edhe aty vala që del, taman traumatike për fëmijën, duke bërtitur ..... Edhe kur ato bërtasin: Mami ndihmë, kam frikë, çka po ndodh me ne? Ai automatikisht e percepton si ndjenjë të veten dhe fëmija mundet me mendu realisht që çka po ndodh me mua, a ka me pas edhe unë një ndarje me prind të mi, në këtë formë e kështu me radhë”, u shpreh ajo.
Ekspozimi i fëmijëve ndaj këtyre përmbajtjeve mund të ndikojë edhe në çrregullime të lehta në të ngrënë, ku sipas psikologes ndikojnë edhe në mënyrën se si disa fëmijë i përjetojnë më ndjeshëm situatat reale.Psikologia këshillon prindërit që të kujdesën se çfarë po shikojnë fëmijët, sepse ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, fëmijët mund t’i shohin ato video për të cilat ndoshta as prindërit nuk janë në dijeni që po ndodh diçka e tillë.
E në fund, Halilaj thekson dëmin e madh që mund të kenë fëmijët gjatë jetës pas konsumimit të videove të shkurta në përgjithësi, e sidomos të atyre që kanë edhe përmbajtje të Inteligjencës Artificiale.
Intervista e plotë në sistemin me parapagim.