Yamal fiton çmimin “Laureus”, askush tjetër nuk e ka fituar ndonjëherë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Yamal fiton çmimin “Laureus”, askush tjetër nuk e ka fituar ndonjëherë
Yamal
21/04/2026 - 15:38
Linku u kopjua

Lamine Yamal u kurorëzua Sportisti i Ri Botëror i Vitit Laureus në Palacio de Cibeles në Madrid, fituesi i parë i këtij nderi të ri, 18-vjeçari tashmë ka dy çmime Laureus në emrin e tij.

Yamal shënoi 18 gola, kontribuoi me 21 asiste dhe një fitore të trefishtë vendase me Barcelonën, duke përfshirë La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës në vetëm 18 vjeç.

Përveç kësaj, ai është lojtari më i ri që ka garuar në një Kampionat Evropian, shënuesi më i ri i një goli dhe lojtari më i ri që ka marrë pjesë në një finale.

Ai është vlerësuar me Trofeun Kopa në dy raste. Rekordet kanë qëndruar për dekada dhe ai i ka thyer shumicën e tyre. Dymbëdhjetë muaj më parë, Lamine Yamal fitoi “Përparimin e Vitit” në të njëjtin event, derisa i’u shtua një trofe i dytë, i ndryshëm.

Ndërkohë detaji interesant me ceremoninë ishte se kë zgjodhi të nxirrte në pah kur mori çmimin e tij. Jo një trajner, as një shok skuadre. Ai përmendi Messin.

“Ai është më shumë se një idhull. Mendoj se të gjithë e respektojnë atë për atë që ka arritur, ai ka qenë pjesë e fëmijërisë së të gjithë fëmijëve, pasi luanim në park ose në shkollë dhe shpresoj se do të jem në gjendje të ndjek gjurmët e tij” – tha Yamal.

Lionel Messi është ende i vetmi futbollist që ka fituar çmimin prestigjioz Laureus, Sportisti Botëror i Vitit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026