Mesazhe të rreme për gjoba trafiku, Policia jep udhëzime urgjente
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mesazhe të rreme për gjoba trafiku, Policia jep udhëzime urgjente
Policia-e-Kosoves1111
22/06/2026 - 17:16
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj një vale të re mesazhesh mashtruese që po shpërndahen në emër të rremë të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, është identifikuar një SMS mashtrues që pretendon se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe i fton ata të klikojnë në linqe të ndryshme për të kryer pagesa apo për të marrë informacione shtesë.

Policia ka theksuar se ky mesazh nuk është zyrtar dhe ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në linqe të dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo bankare dhe të shmangin hapjen e faqeve që kërkojnë pagesa përmes mesazheve telefonike.

Autoritetet këshillojnë që në rast se pranoni mesazhe të tilla, t’i fshini menjëherë, t’i raportoni tek institucionet përkatëse dhe të kontaktoni bankën nëse keni ndarë ndonjë informacion financiar.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë rastet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin emergjent 192.

Institucioni ka rikujtuar se vigjilenca dhe kujdesi i qytetarëve mbeten thelbësore në parandalimin e mashtrimeve online dhe mbrojtjen e të dhënave personale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026