Kapiteni i Spanjës, Rodri, e ka cilësuar Lionel Messin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, por ka theksuar se Argjentina nuk mbështetet vetëm te kapiteni i saj, në prag të finales së Kupës së Botës 2026.
Në konferencën për media para ndeshjes së së dielës ndaj kampionëve në fuqi, mesfushori spanjoll tha se “La Roja” ka kaluar një proces të gjatë zhvillimi për të arritur deri në finalen e Botërorit.
Kapiteni spanjoll nuk kurseu vlerësimet për Lionel Messin, por theksoi se Argjentina ka shumë cilësi edhe përtej yllit të saj.
“Nuk ka nevojë të shpjegohet se çfarë përfaqëson Messi për futbollin dhe për Argjentinën. Për mua, ai është më i miri i të gjitha kohërave. Ai i udhëhoqi drejt titullit në Katar, por Argjentina është shumë më tepër se Messi. Ata kanë futbollistë të nivelit shumë të lartë. Mendoj se këto janë dy kombëtaret që luajnë futbollin më të mirë kolektiv”, u shpreh ai.“Argjentina është një ekip që lufton për çdo top. Nëse ndeshja bëhet e ashpër, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mos biem pre e provokimeve”, theksoi kapiteni spanjoll.
Të dielën, më 19 korrik, në stadiumin “MetLife” në New Jersey, me fillim nga ora 21:00. Argjentina synon të mbrojë titullin botëror, ndërsa Spanja kërkon të fitojë Kupën e dytë të Botës në historinë e saj.