Programi kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave në Kosovë ende nuk është funksionalizuar në formën e tij të detyrueshme dhe vazhdon të zbatohet vetëm mbi baza vullnetare. Gjykatat nuk kanë referuar asnjë kryerës të dhunës në këtë program dhe, në rastet e analizuara, dënimet me kusht janë kufizuar vetëm në pezullimin e ekzekutimit të dënimit, pa u shoqëruar me masa shtesë rehabilituese.
Këto janë disa nga gjetjet kryesore të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi “Zbatimi i programit kombëtar për kryerësit e dhunës ndaj grave në Kosovë”, i cili u publikua në tryezën e organizuar nga IKD dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.
“Ajo që fillimisht kemi gjet në kuadër të hulumtimit, është se në vendin tonë ende nuk është funksionalizuar programi në formën e tij të detyrueshme, vazhdon të zbatohet vetëm mbi baza vullnetare.. Në këtë rast kemi kërkuar të gjejmë nëse këto aktgjykimet, gjykatat kanë shqiptuar edhe detyrime që rrjedhin nga neni 56 i kodit penal, në lidhje me disa prej 15 masave që shqiptohen, një prej të cilave përcaktohet edhe detyrimi për të ndjekur programe të caktuara për rehabilitim", tha ajo. Asnjë rast ku është referuar ndonjë kryes nga programi kombëtar për kryesit e dhunës ndaj grave në Kosovë, kemi parë që gjykatat kanë kufizuar gjykimin me kusht vetëm në pezullimin e ekzekutimit të dënimit, pa e shoqëruar me masa shtesë rehabilituese. Në asnjë prej këtyre aktgjykimeve nuk kemi arritur të gjejmë arsyetim specifik prej gjykatës pse nuk është referuar në kuadër të kësaj dispozite të kodit penal".
M ë shumë në sistemin me parapgim