E ardhmja e mesfushorit francez Eduardo Camavinga te Real Madridi vazhdon të jetë objekt spekulimesh në afatin kalimtar të verës, ndërsa klubi spanjoll raportohet se ka vendosur një çmim prej rreth 80 milionë eurosh për kartonin e tij.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Real Madridit do të shqyrtonin shitjen e 23-vjeçarit vetëm nëse një klub do të paraqiste një ofertë që i afrohet kësaj shifre.
Real Madridi kërkon rreth 80 milionë euro për të nisur bisedimet për transferimin e mesfushorit francez.
Sezoni i kaluar nuk ishte ndër më të mirët për Camavingan, i cili pati vështirësi për të gjetur vazhdimësi në paraqitje dhe përfundimisht mbeti jashtë përzgjedhjes së Francës për Kupën e Botës 2026. Kjo ka shtuar dyshimet për rolin e tij në skuadër nën drejtimin e Jose Mourinhos.Në anën tjetër, Manchester United mbetet një nga klubet që po ndjek nga afër situatën e Camavingas. Klubi anglez e vlerëson francezin për aftësinë e tij për të luajtur në disa role në mesfushë, cilësinë teknike dhe karakteristikat atletike.
Megjithatë, interesimi i “Djajve të Kuq” nuk ka kaluar fazën e diskutimeve të brendshme. Pengesa kryesore mbetet dëshira e vetë lojtarit për të qëndruar në Madrid.