​Arritje historike për Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, akreditohet për pesë vjet
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Arritje historike për Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, akreditohet për pesë vjet
edukim dhe sport
10/06/2026 - 11:29
Linku u kopjua

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës ka shënuar një arritje historike, duke siguruar për herë të parë akreditimin për periudhën maksimale prej pesë vitesh në kuadër të proceseve të akreditimit.

Sipas njoftimit të fakultetit, ky vendim konsiderohet dëshmi e ngritjes së vazhdueshme të standardeve akademike, kapacitetit shkencor dhe cilësisë së mësimdhënies në këtë njësi akademike.

Përveç akreditimit, fakulteti ka siguruar edhe rritjen e kuotës së studentëve të miratuar në programin Master në Edukim Fizik dhe Sport, nga 25 në 37 studentë. Sipas drejtuesve të fakultetit, kjo paraqet një tregues të besimit institucional ndaj kapaciteteve të tij dhe të forcimit të pozitës në fushën e shkencave të sportit.

Fakulteti ka falënderuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim për profesionalizmin dhe bashkëpunimin gjatë procesit, si dhe stafin akademik, studentët dhe partnerët institucionalë për kontributin e dhënë në arritjen e këtij rezultati. Ai ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e misionit akademik dhe shkencor në shërbim të arsimit dhe sportit në Kosovë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026