​Ranieri: Tani jam i lirë, pse të mos e drejtoj Italinë?
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Ranieri: Tani jam i lirë, pse të mos e drejtoj Italinë?
Ranieri
12/05/2026 - 09:03
Linku u kopjua

Trajneri veteran italian, Claudio Ranieri, ka lënë të hapur mundësinë që të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë në të ardhmen, duke deklaruar se tani është i lirë dhe i gatshëm të përgjigjet pozitivisht nëse vjen një ofertë nga federata italiane.

Ranieri foli gjatë ceremonisë së çmimeve “Gianni Di Marzio”, ku pranoi se më herët kishte refuzuar një rol te Italia për shkak të angazhimit me Romën. “I thashë jo Italisë më parë sepse kisha një punë te Roma dhe nuk mund t’i bëja dy role njëkohësisht. Tani jam i lirë, kështu që nëse dikush telefonon, pse jo? Kur të thërret vendi yt, ti thua po”, deklaroi ai.

Tekniku 74-vjeçar u pyet nëse do ta pranonte një rol si trajner apo drejtor në përfaqësuese, ndërsa përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Nuk e di, por kur të thërret kombëtarja, ti thua po dhe kaq”.

Ranieri mbetet një nga trajnerët më të respektuar italianë, i njohur veçanërisht për triumfin historik me Leicester City. në Premier League. Ai gjithashtu komentoi situatën e klubit anglez, që tashmë ka rënë në kategorinë e tretë, duke e cilësuar si “për të ardhur keq”.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026