Nata e sotme pritet të sjellë spektakël të jashtëzakonshëm në Ligën e Kmapionëve, me dy përballje të mëdha çerekfinale që mund të përcaktojnë fatin e këtij edicioni. Në qendër të vëmendjes është dueli spanjoll mes Barcelonës dhe Atlético Madridit, dy skuadra që synojnë rikthimin në majat e futbollit evropian.
Barcelona kërkon të shfrytëzojë avantazhin e ndeshjes së parë dhe të hedhë një hap të madh drejt gjysmëfinales, ndërsa Atletico, e njohur për organizimin dhe fortësinë në ndeshje të mëdha, mbetet një kundërshtar që nuk dorëzohet lehtë. Ky duel pritet të jetë i balancuar dhe i luftuar deri në detajin e fundit.
Të dyja këto ndeshje, që nisin nga ora 21:00, konsiderohen vendimtare për rrjedhën e çerekfinaleve, me katër ekipe që nuk fshehin synimin për të arritur deri në fund dhe për të ngritur trofeun më prestigjioz të klubeve në Evropë.
Ndërkohë, në dy përballjet e zhvilluara mbrëmë, Bayern Munich mposhti Real Madridin me rezultat 2-1, ndërsa Arsenal fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sporting CP.