​“Puna ime përfundon sot”, jep dorëheqje trajneri i një tjetër kombëtareje të madhe
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​“Puna ime përfundon sot”, jep dorëheqje trajneri i një tjetër kombëtareje të madhe
1-Boterori
07/07/2026 - 13:10
Linku u kopjua

Roberto Martinez ka dhënë dorëheqjen nga posti i përzgjedhësit të Portugalisë menjëherë pas eliminimit të kombëtares nga Spanja në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës 2026. Trajneri spanjoll konfirmoi se ndeshja e humbur 1:0 ndaj vendlindjes së tij ishte e fundit në krye të Portugalisë, duke theksuar se kontrata e tij përfundonte me mbylljen e këtij cikli.

Në konferencën për media pas ndeshjes, Martinez tha se objektivi i tij ishte ta shpallte Portugalinë kampione bote dhe, meqenëse kjo nuk u arrit, nuk shihte arsye për të vazhduar. “Erdha në Portugali për ta fituar Kupën e Botës dhe mendoj se, pa e fituar atë, nuk ka kuptim të vazhdoj. Bordi dhe presidenti tani kanë mundësinë të zgjedhin trajnerin e ri. Kontrata ime përfundon sot”, deklaroi ai.

Martinez falënderoi futbollistët dhe tifozët portugezë për mbështetjen gjatë tre vjetëve e gjysmë në detyrë, ndërsa pati fjalë të veçanta edhe për kapitenin Cristiano Ronaldo. Ai e cilësoi sulmuesin veteran si një “kapiten shembullor”, duke vlerësuar jo vetëm golat dhe asistimet e tij, por edhe përkushtimin e përditshëm ndaj futbollit.

Trajneri 52-vjeçar mori drejtimin e Portugalisë në vitin 2023 dhe gjatë mandatit të tij fitoi edhe Ligën e Kombeve, por dështimi për të realizuar objektivin kryesor – triumfin në Botëror – solli fundin e aventurës së tij në stolin portugez. Mediat portugeze raportojnë se një nga emrat më të përfolur për ta pasuar është Jorge Jesus, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga federata.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026