​Prishtina dhe Liqeni përballen për finalen e Kupës së Kosovës në futsall
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Prishtina dhe Liqeni përballen për finalen e Kupës së Kosovës në futsall
Futsall
23/04/2026 - 13:10
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës në futsall ka konfirmuar përballjen finale të Kupës së Kosovës, ku do të ndeshen Prishtina dhe Liqeni.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 29 prill në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00. Kjo përballje pritet të sjellë emocione të forta dhe rivalitet të madh, pasi të dy ekipet synojnë trofeun e çmuar.

Prishtina hyn në këtë finale me një histori të pasur suksesi, duke e fituar Kupën e Kosovës plot katër herë. Në anën tjetër, Liqeni ka arritur ta ngrejë këtë trofe një herë dhe synojnë ta rikthejnë përsëri.

Fituesi i kësaj përballjeje do të kurorëzohet si kampioni i Kupës së Kosovës në futsall, duke shtuar një kapitull të ri në historinë e këtij kompeticioni.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026