​Ter Stegen drejt transferimit në Ajax
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Ter Stegen drejt transferimit në Ajax
ter stegen
03/07/2026 - 17:27
Linku u kopjua

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, do t’i bashkohet Ajaxit në formë huazimi nga gjigantët katalanas.

34-vjeçari është përfolur se do t’i bashkohet Ajax-it që nga qershori, kur u bë e ditur se drejtori teknik i Ajax, Jordi Cruyff, kishte vënë syrin te një portier senior, me Ter Stegen dhe ish-portierin e Interit, Yan Sommer, në listën e ngushtë.

Ndërkohë, portieri gjerman është gati të bashkohet më Ajaxin në formë huazimi për një sezon, ku Barcelona pretendohet se do të paguajë mes 75 dhe 80 përqind të pagës vjetore të Ter Stegen prej rreth 15 milionë eurosh dhe ka negociuar disa bonuse në marrëveshjen e huazimit, duke përfshirë ato për paraqitjet dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Ter Stegen u bashkua me Barcelonën nga Borussia Monchengladbach në vitin 2014 dhe ka bërë 423 paraqitje për gjigantët katalanas.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026