​Përquku mbyll kapitullin me fanellën dardane
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Përquku mbyll kapitullin me fanellën dardane
arbnore
24/06/2026 - 14:49
Linku u kopjua

Basketbollistja Arbnore Përquku i ka dhënë fund karrierës së saj me fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e basketbollit kosovar.

Pas shumë vitesh, përkushtimi dhe kontributi të madh për ngjyrat dardane, Përquku largohet nga Kombëtarja si një prej figurave më të rëndësishme. Që nga hapat e parë të Kosovës në arenën ndërkombëtare e deri te paraqitjet e fundit, ajo ishte një nga lojtaret që dha shumë për ekipin kombëtar.

Përveç kontributit në parket, Përquku ishte edhe frymëzim për bashkëlojtaret dhe shembull për gjeneratat e reja, duke përfaqësuar Kosovën me dinjitet dhe krenari në çdo paraqitje.

Federata e Basketbolli e ka falenderuar për çdo ndeshje, çdo pikë dhe çdo emocion që ajo i dhuroi me fanellën e Kosovës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026