​Nis rinovimi i “Air Albania”, përgatitje për EURO U-21 2027
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Nis rinovimi i “Air Albania”, përgatitje për EURO U-21 2027
Air Albania
10/06/2026 - 11:49
Linku u kopjua

Kanë nisur punimet në stadiumin kombëtar “Air Albania”, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Evropian U-21 2027, të cilin Shqipëria do ta organizojë së bashku me Serbinë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se projekti parashikon përmirësimin e bazamentit të fushës dhe vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Sipas FSHF-së, investimi është pjesë e planit të vazhdueshëm për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve optimale për organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike. Përmirësimi i terrenit synon të garantojë cilësi më të lartë loje për ekipet pjesëmarrëse dhe një përvojë më të mirë për tifozët.

Mikpritja e UEFA EURO U-21 2027 konsiderohet një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe një mundësi për promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, FSHF thekson se po vazhdon përmbushjen e të gjitha kërkesave organizative dhe infrastrukturore të vendosura nga UEFA.

Punimet në “Air Albania” do të zhvillohen sipas planit të parashikuar, me qëllim që stadiumi të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur ndeshjet e turneut evropian në vitin 2027.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026