Ministri i jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë dhe Vuçiqin: Po i fshihni kriminelët e luftës
Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjws dhe Hercegovinws, Elmedin Konakoviq, mori pjesë në takimin e tretë ministror të Iniciativës Rajonale "Platforma për Paqen në Ballkan", në Antalia.
Ai theksoi dallimet kryesore.
Duke folur për marrëdhëniet reciproke, Konakoviq theksoi se vendet në rajon nuk duhet ta duan njëra-tjetrën për të qenë fqinjë të mirë, por se ndershmëria dhe përgjegjësia janë çelësi për ndërtimin e besimit.Ai iu referua konkretisht lëvizjeve politike nga Serbia, duke kritikuar faktin se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ftoi zyrtarët e ish-presidentit të entitetit të dënuar Milorad Dodik në një konferencë për shtyp.
"Nëse keni një konferencë për shtyp dhe e respektoni Bosnjën dhe Hercegovinën, pse Vuçiq e ftoi Dodikun e dënuar të qëndronte pranë tij në shtyp dhe pastaj të dërgonte një mesazh se ai do të ketë ushtrinë më të fortë në rajon. Zheljka Cvijanoviq dhe Dodiku qëndruan pranë tij në Beograd. Ai e ftoi ish-presidentin e dënuar të qëndronte pranë tij dhe foli për ushtrinë më të fortë në rajon. A është ky respekt? A është e saktë?" pyeti Konakoviq.