Arta Avdiu emërohet drejtoreshë e Festivalit të Këngës në RTK
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arta Avdiu emërohet drejtoreshë e Festivalit të Këngës në RTK
Arta-Avdiu1
25/07/2026 - 21:19
Linku u kopjua

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) emëroi Arta Avdiun drejtoreshë të edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK. Vendimi u mor me votimit elektronik. Anëtarët e Bordit votuan unanimisht për emërimin eë saj.

Sipas njoftimit zyrtar të RTK-së, emërimi i Avdiut vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të Rilind Gërvallës nga detyra e drejtorit të Festivalit të Këngës për edicionin e katërt.

Në komunikatë thuhet se drejtoresha e përgjithshme e RTK-së i ka propozuar Bordit emërimin e Arta Avdiut, duke vlerësuar përvojën dhe angazhimin e saj në organizimin e festivaleve të mëparshme.

Bordi thekson se vendimi është mbështetur në përvojën profesionale, kontributin dhe përfshirjen e Avdiut në edicionet e kaluara të Festivalit të Këngës në RTK, duke e konsideruar atë personin e duhur për të udhëhequr organizimin e këtij edicioni.

Me marrjen e detyrës së re, Arta Avdiu do të jetë përgjegjëse për përgatitjen dhe realizimin e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK, një prej ngjarjeve më të rëndësishme muzikore të transmetuesit publik.

Në fund të njoftimit, Bordi i RTK-së rithekson përkushtimin për organizimin me sukses të festivalit, duke e cilësuar atë si një aktivitet me rëndësi për promovimin e artit muzikor dhe pjesë të rëndësishme të programit kulturor të transmetuesit publik.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026