Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka konfirmuar se mesfushori spanjoll Rodri do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale të hënën, por ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga klubi.
Në konferencën e tij të parë për media si trajner i Manchester Cityt, Maresca deklaroi se nuk është i shqetësuar nga zërat e merkatos dhe se pret që fituesi i Kupës së Botës të rikthehet në skuadër sapo të përfundojë procesin e rikuperimit.
Ai konfirmoi se Rodri do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël në shpinë, ndërsa pritet të mungojë në fillim të sezonit të ri të Premier League.
“Çdo trajner do të donte ta kishte Rodrin në ekip, sepse është një futbollist i jashtëzakonshëm. Tani ai do të operohet të hënën, ka nevojë për pushim dhe rikuperim, pastaj do të rikthehet te ne”, shtoi tekniku italian.Trajneri italian pranoi gjithashtu se Manchester City ka ende punë për të bërë në afatin kalimtar, por shmangu komentet lidhur me të ardhmen e Jack Grealish dhe James Trafford.
Duke folur për emërimin e tij në stolin e Cityt pas largimit të Pep Guardiolës, Maresca e cilësoi këtë një privilegj të madh.
KosovaPress