​Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Shqipëri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Shqipëri
Basketbolli-foto
30/06/2026 - 10:57
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja online e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Takimi do të zhvillohet më 2 korrik në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00.

Për herë të parë, Federata e Basketbollit e Kosovës do ta realizojë shitjen e biletave për ndeshjet e përfaqësueses në mënyrë online, përmes platformës KickTick, me synimin për t'u ofruar tifozëve një proces më të lehtë dhe më të shpejtë të blerjes.

Biletat tashmë janë në dispozicion me çmim prej katër eurosh, ndërsa federata u ka bërë thirrje të gjithë dashamirëve të basketbollit që të jenë të pranishëm në këtë përballje dhe të mbështesin Kosovën në rrugëtimin drejt kualifikimit për FIBA EuroBasket 2029.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026