Manchester United ka ndryshuar objektivat në afatin kalimtar të verës, pasi ka hequr dorë përfundimisht nga transferimi i mesfushorit brazilian Ederson nga Atalanta.
Klubi anglez kishte planifikuar të përforconte repartin e mesfushës me dy lojtarë të rinj para fillimit të sezonit 2026/27, por deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim, ndërsa ka humbur disa nga objektivat kryesorë.
United ishte gjithashtu i interesuar për Mateus Fernandes, i cili iu bashkua Tottenham Hotspurit për rreth 85 milionë funte, ndërsa edhe Sandro Tonali zgjodhi skuadrën londineze.
Ndërkohë, para fillimit të Kupës së Botës, Manchester United kishte arritur marrëveshje me Atalantën për transferimin e Edersonit për 38 milionë funte. Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua për shkak të problemeve të raportuara gjatë kontrolleve mjekësore të lojtarit.Sipas raportimeve, United kishte zhvilluar bisedime edhe më herët për brazilianin, por lojtari dukej pranë transferimit te Atletico Madrid. Megjithatë, marrëveshja me klubin spanjoll nuk u realizua, duke i hapur rrugë rikthimit të Manchester United në negociata me Wolverhamptonin.
Atletico Madrid kishte qenë i gatshëm të paguante rreth 45 milionë euro për Gomes, një shumë e ngjashme me atë që United kishte planifikuar për Edersonin.
KosovaPress