Llapi dhe Hasan Hyseni ndajnë rrugët pas sezonit 2025/26
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Llapi dhe Hasan Hyseni ndajnë rrugët pas sezonit 2025/26
Klubi Futbollistik Llapi ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Hasan Hyseni, pas skadimit të kontratës së tij me përfundimin e sezonit 2025/26.
Sulmuesi i krahut të majtë ishte pjesë e skuadrës bardhekaltër gjatë këtij edicioni, ku u dallua për përkushtimin dhe gatishmërinë për të kontribuar në role të ndryshme në fushë, në varësi të nevojave të ekipit.
Gjatë sezonit të fundit, Hyseni regjistroi gjithsej 37 paraqitje në të gjitha garat, duke realizuar 2 gola dhe duke dhënë 4 asistime. Ai ishte gjithashtu një ndër lojtarët më të angazhuar të skuadrës, me 3061 minuta të luajtura gjatë gjithë edicionit.
Përtej statistikave, klubi ka vlerësuar lart profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga “Cani” gjatë kohës së tij te Llapi.
Llapi e falënderon Hasan Hysenin për kontributin e dhënë dhe i uron shëndet, suksese dhe arritje të reja në vazhdim të karrierës së tij.
KosovaPress