​Kosova sonte sfidon Maqedoninë e Veriut në Ligën Evropiane të volejbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kosova sonte sfidon Maqedoninë e Veriut në Ligën Evropiane të volejbollit
volejboll-liga evropiane
19/06/2026 - 12:18
Linku u kopjua

Sot zhvillohet një nga përballjet e rëndësishme në kuadër të CEV Volleyball European League 2026, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Maqedonin e Veriut.

Ndeshja do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. Hyrja për tifozët është falas, duke pritur një mbështetje të madhe nga publiku vendas.

Federata u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të pranishëm dhe të përkrahin lojtarët e Kombëtares, duke krijuar një atmosferë sa më të zjarrtë në tribunë.

Ky takim pritet të jetë një test i rëndësishëm për ekipin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa synimi mbetet paraqitja dinjitoze dhe rezultat pozitiv përballë një kundërshtari të fortë rajonal.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026